Menaxhim turizmi _|_Grafiku i Kurseve

Formimi i pergjithshem: 40 kredite


Lendet Baze: MAT 154, MAT 155,

Lendet me Zgjedhje: ALB 125, ALB 149, ALB 150, DET 141, ENG 131, ENG 132, FRE 131, FRE 132, GER 132, LAT 131, LAT 132,


Formimi baze: 40 kredite


Lendet Baze: BIZ 141, ECN 170, ECN 171,

Lendet me Zgjedhje: MAT 175, MAT 226,


Formimi special: 100 kredite


Lendet Baze: BIZ 231, BIZ 301, FIN 211, FIN 221, TUR 214, TUR 221, TUR 243, TUR 255, TUR 264, TUR 290, TUR 351,

Lendet me Zgjedhje: BIZ 230, BIZ 242, FIN 222, FIN 312, TUR 252, TUR 254, TUR 353, TUR 354, TUR 398,


Pershkrimet e Lendeve

- (0)

ALB 125 - Arti i te shkruarit (8)
Bazat llogjike dhe teknike te artit te te shkruarit. Nje lende qe ploteson kerkesat per formim te pergjithshem ne gjithe programet.

ALB 149 - Gjuhe shqipe II (8)
Vazhdim i ALB 148.

ALB 150 - Hyrje nė gjuhėsi (8)
Ne kete kurs trajtohen ēėshtje qė kanė tė bėjnė me vendin e gjuhėsisė nė shkencat shoqėrore, veēoritė dhe funksionet e saj, informacione tė detajuara pėr disiplina tė ndryshme tė gjuhėsisė.

BIZ 141 - Manaxhim Biznesi (8)
Lenda e Manaxhim Biznesi zhvillohet ne vitin e pare te deges Biznes dhe synon te trajtoje mundesite dhe sfidat me te cilat perballet sot menaxhimi. Mundesite me te medha per rritjen e efektivitetit ne kuadrin afatgjate dhe jo vetem ne biznes gjenden tek vete puna dhe para se gjithash tek cilesia e manaxhimit. Eshte pikerisht manaxheri ai qe me punen e tij percakton nese organizata funksionon sipas parashikimeve dhe nese shfrytezojme racionalisht apo i keqperdorim talentet dhe burimet disponibel. Ne kete lende do te trajtohen ceshtje te tilla si planifikimi, organizimi, motivimi, udheheqja dhe kontrolli.

BIZ 230 - Sjellje organizative (8)
Krijimi i nje vizioni te integruar per organizaten dhe komponentet e saj, analizimi dhe kuptimi i lidhjeve, ngritja dhe perdorja e teorive per spjegimin dhe parashikimin e sjelljes se anetareve, grupeve si dhe reagimit te strukturave, jane mekanizmat dhe njohurite me te cilat zgjerohet bagazhi i drejtuesve te ardhshem te cilet ndjekin kete disipline. Ata jo vetem jane ne gjendje keshtu te njohin me mire organizatat e tyre por kompletohen me nje sere aftesish te cilat do ti ndihmojne te permbushin teresine e pergjegjesive qe rrjedh nga pozicioni i tyre ne organizate, te cilat konvergojne ne permiresimin e performanses se pergjithshme te saj permes nje perfshirje me te gjere dhe te frytshme te anetareve te saj.

BIZ 231 - Marketing (8)
Synon te jape nje formim te pergjithshem per menyren e manaxhimit te aktiviteteve marketing qe ndermerren nga kompanite, ne menyre te vecante nga kompanite ne industrine e Turizmit nepermjet rasteve konkrete, me qellim kenaqjen e konsumatorit dhe arritjen e objektivave te tyre per te qene sa me kompetitiv ne treg.

BIZ 242 - Menaxhim i Burimeve Njerezore (8)
Manaxhimi i Burimeve Njerezore eshte i rendesishem per cdo firme private si dhe per cdo institucion shteteror. Nese ne organizate ne kontribojme ne zgjedhjen e mire te burimeve njerezore, ne formimin dhe ne mbajtjen e tyre ne organizate ne ndikojme ne rritjen e vleres sepergjithshme te produktit te cilin organizata ofron si dhe ne qendrushmerine ose uljen e kostos se pergjithshme. Ne kete menyre per cmimin e ofruar ne i lejojme organizates qe nepermjet strategjive te saj te ndikoje ne fitimet e organizates si dhe te pjeses te cilen klientet perfitojne ne organizate.

BIZ 301 - Sistemet informative ne Ekonomi (8)
Kjo lende ben nje hyrje te koncepteve baze te MIS . Lenda perfshin njohuri te tipeve te sistemeve , te perpunimit te transaksioneve, DSS, hardware , software, networkeve, manaxhimit te te dhenave etj.Kjo lende synon te transmetoje njohuite sesi teknologjia e informacionit mund te perdoret ne zgjidhjen e problemeve te biznesit.

DET 141 - Ekologjia (8)
-Njohuri baze te Ekologjise ne nivel individi, populacioni, komuniteti dhe ekosistemi.Parimet, rritja densiteti I populacionit, organizimi,evolucioni, lidhja midis Ekologjise se populacionit dhe komunitetit, Herbivoria, Grabitshmeria, Parazitizmi, Mutualizmi, Nivelet Trofik, Biogjeokimia-Ciklet e C,N,S, ujit etj. Ekologjia Aplikative :Biologjia Konservative , ndotja, energjia, ushqimi, shendeti, popullsia. Shembuj:Ekologjia Industriale, e biznesit, politike etj.Ruajtja e biodiversitetit dhe gjendja ne Shqiperi.

ECN 170 - Mikroekonomi (8)
Lenda e mikroekonomise e cila paraqet konceptet kyc te mikroekonomise. Mikroekonomia siguron nje hyrje ne konceptet kryesore te mikroekonomise. Ajo egzaminon operacione te tregjeve, teorine e kerkeses konsumatore, elasticitetit, organizimi i firmes, prodhimi dhe kostoja ne periudhen afatshkurter dhe afatgjate, konkurenca, faktoret e jashtem, deshtimet e tregut, mjedisi ligjor dhe rregullues i biznesit dhe ekonomiksi nderkombeta. Egzaminon operacionet e tregjeve, teorine e kerkeses konsumatore, elasticitetin, firmat, prodhimin dhe koston ne afat te gjate dhe te shkurter, konkurrencen dhe eksternalitetet.

ECN 171 - Makroekonomi (8)
Makroekonomia siguron nje shkalle te gjere te koncepteve makroekonomike sic eshte percaktimi i te ardhurave kombetare, fluktacione ne ekonomi, politikat fiskale dhe monetare, paraja dhe bankingu, inflacioni dhe papunėsia dhe ekonomiksi ndėrkombėtar. Po ashtu ne kete pjese perfshihen dhe disa koncepte mikroekonomike si per shembull skarciteti, kosto oportune, kerkesa dhe oferta dhe proceset e tregut.

ENG 131 - Anglisht I (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit fillestar nė gjuhėn angleze. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese.

ENG 132 - Anglisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit mesatar nė gjuhėn angleze. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese

FIN 211 - Kontabilitet Financiar (8)
Kontabiliteti nanciar ėshtė njė ndihmė pėr vendimmarrjet e pėrdoruesve tė jashtėm tė pasqyrave nanciare. Student ėt mėsojnė si tė masin dhe rregjistrojnė veprimet kontabėl, tė pėrgatisin pasqyrat nanciare dhe tė analizojnė informacionet e publikuara tė kontabilitetit financiar. Nė kėtė lėndė pėrfshihet teoria e kontabilitetit financiar,trajtimi i aktiveve afatgjata dhe aktiveve afatshkurtėra, detyrimeve afatgjata dhe detyrimeve afatshkurtėra, si dhe problemet e vlerėsimit dhe raportimit praktik. Gjithashtu do tė trajtohet dhe kontabiliteti dhe raportimi pėr format e ndryshme tė organizimit tė biznesit, kombinimi i bizneseve, pasqyrat nanciare tė konsoliduara.

FIN 221 - Finance I (8)
Kjo lende ka synim kryesor te pajise studentet, me njohurite baze ne fushen e finances. Ne hartimin e programit eshte marre parasysh fakti qe studentet marrin njohuri per here te pare ne fushen e finances. Ne te jepen konceptet baze te Vleres ne Kohe te Parase, njohja per here te pare me tregjet financiare dhe me letrat me vlere qe tregtohen ne ta, hidhen hapat e pare per kuptimin e kostos se kapitalit dhe buxhetimit te tij. Kjo lende do te jete baza per lendet e finances qe zhvillohen me vone. Programi eshte i azhornuar dhe me praktiken, realitetin, dhe me ndryshimet ne legjislacionin shqiptar

FIN 222 - Finance II (8)
Lenda Financa 2 trajton gjeresisht elementet baze te finances manaxheriale. Ajo fokusohet mbi njohuri te thelluara te finances manaxheriale te cilat kane te bejne me elementet baze te drejtimit financiar, si teknikat e buxhetimit te kapitalit, analiza dhe strukturat financiare , koston e kapitalit, drejtimin e kapitalit punues, drejtimin financiar nderkombetar, tregjet e rij te letrave me vlere derivative sic jane ata te opsoneve dhe te kontratave te ardhshme ..

FIN 312 - Kontabilitet i Kosto-Drejtimit (8)
Qellimi i lendes eshte te pajise studentet (kontabiliste dhe financiere) me aftesine e hartimit dhe aplikimit te sistemeve te informacionit te kostos duke u udhehequr nga parimet baze te kontabilitetit si dhe duke marre ne considerate fleksibilitetin dhe vecorite teknologjike, organizative dhe manaxhuese te njesive ekonomike. Ky cikel leksionesh do te plotesoje nevojat e kontabilisteve dhe financiereve per te rritur eficencen e informacionit te prodhuar nga sistemi kontabel, si nje nga kushtet baze te mbijeteses ne lojen e diktuar nga ekonomia e lire e tregut, e cila zhvillohet ne kushtet e nje konkurence ne rritje.

FRE 131 - Frengjisht I (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit fillestar nė gjuhėn frėnge. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese

FRE 132 - Frengjisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit mesatar nė gjuhėn frėnge. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese.

GER 132 - Gjermanisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit tė pėrparuar nė gjuhėn gjermane (nivel ky qė i nevojitet studentit pėr tė studiuar nė njė nga universitetet gjermane). Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese. Kursi mbulon kapitujt nga 11 deri nė 20 tė librit “Delfin”.

LAT 131 - Hyrje ne Latinisht (8)
Hyrje ne gjuhen Latine.

LAT 132 - Hyrje ne Latinisht II (8)
Vazhdim i Latinishtes LAT 131.

MAT 154 - Kalkulus I (8)
Konceptet e funksionit, derivatit, rregullat e derivushmerise, integrimi, llogartja e siperfaqeve dhe volumeve, aplikime te ndryshme te kalkulusit ne inxhinjeri, ekonomi, finance, shkenca shoqerore, etj. Ploteson kerkesat e te gjitha programeve per nje formim te pergjithshem.

MAT 155 - Kalkulus II (8)
Rregullat dhe teknikat e integrimit, vargjet dhe serite, integralet e pacaktuara, dhe aplikimet e tyre ne industri dhe ekonomi.

MAT 175 - Algjeber Lineare (8)
Studimi i hapesirave te pergjithshme vektoriale, sistemeve lineare te ekuacioneve, transformimeve dhe kompozimeve lineare, eigenvalues, eigenvectors, diagonalizimi, modelimi dhe ortogonaliteti. Siguron nje kalim ne matematiken formale.

MAT 226 - Probabilitet dhe Statistike (8)
Hyrje ne probabilitet dhe statistike si aplikim ne shkencat fizike, biologjike dhe sociale, si dhe ne deget inxhinierike. Aplikimet e shperndarjeve kryesore dhe teknikave joparametrike. Analiza e regresit dhe analiza e variances. Ploteson kerkesat e nje edukimi te pergjithshem universitar ne fushen baze te njohurive te gjykimit formal.

TUR 214 - Ekonomi Transporti (8)
Kjo lende trajton koncepte te menaxhimit te kerkeses dhe ofertes se transportit turistik, rolin e qeverise dhe politikave publike ne krijimin e lehtesirave per permiresimin e elementit baze te produktit turistik.

TUR 221 - Baza Turizmi (8)
Kjo lende ka si qellim kryesor te jape nje informacion te pergjithshem mbi fenomenin turistik dhe kuptimi i dukurise turizem, perkuzimet dhe llojet e tij, kuptimi i turizmit si sistem, faktoret e zhvillimit te turizmit dhe funksionet e tij, aspektet ekonomike dhe joekonomike te turizmit, modele te zhvillimit si dhe aspekte te se ardhmes dhe zhvillimit te qendrueshem.

TUR 243 - Ekonomi Turizmi (8)
Lenda "Ekonomiksi i Turizmit" eshte programuar per studentet e vitit te trete te deges se Turizmit. Materiali didaktik i perdorur per kete lende ka per qellim ti pergjigjet nevojes per sistemimim e Ekonomise se Turizmit, lindur nga kerkesat e ekonomisteve si edhe administratoreve privat dhe publik te okupuar ne sektorin e Turizmit.Kjo nevoje synohet te plotesohet si duke trupezuar idete e lindura nga vezhgimi i nje fenomeni shume te pasur me fakte ekonomike si eshte turizmi, ashtu edhe duke seleksionuar nga Ekonomia Politike dhe Politikat ekonomike ato modele teorike te cilat mund te ofrojne skema te vlefshme interpretative te sjelljes se tregjeve turistike. Materiali eshte i ndare ne tre pjese: Pjesa e pare, e konsideruar si hyrese trajton definicionet e nevojshme per konturimin dhe matjen e permasave te fenomenit turistik, proces ky i veshtire per nje sektor te tille. Ne te kundert, dy te tjerat i referohen modeleve interpretative. Pjesa e dyte trajton konceptet mikroekonomike te turizmit. (konsumi, kerkese-oferta, prodhimi dhe tregu turistik).Pjesa e trete trajton konceptet kryesore makroekonomike. (kontabiliteti kombetar, e ardhura dhe zhvillimi kombetar, turizmi nderkombetar dhe roli i shtetit ne zhvillimin e tij).

TUR 252 - Ekonomi Ambienti (8)
Ekonomia e Ambientit synon t'ju japi njohuri studenteve si duhet ta perdorin ambientin natyror derisa ai te mund te luaj rolin e tij ne mbeshtetje te sistemit ekonomik qe eshte dhe burim i nje niveli me te mire te jetes. Lenda zhvillohet me studentet e vitit te katert turizem, pasi kane mare njohuri te mjaftueshme per ekonomine dhe turizmin. Ne kete kuader njohja me burimet natyrore, karakteristikat e tyre dhe perdorimin eficente te tyre permirson ne menyre cilesore stokun dhe sherbimet e burimeve natyrore te cilat perbejne oferten turistike.

TUR 254 - Menaxhim Destinacionesh (8)
Lenda synon t`u ofroje studenteve nje culture turistike mbi destinacionet kryesore turistike, duke u fokusuar ne trajtimin dhe analizen e tre aspekteve kryesore te tyre: gjeografi turistike, histori arti dhe kulinari. Evidentimi dhe analiza e specifikave, resurseve dhe avantazheve te ketyre tre aspekteve te destinacioneve turistike do te plotesojne kuadrin e formimit profesional te studenteve te kesaj dege. Lenda synon te pajis menaxheret e ardhshem te turizmit me njohuri mbi operatoret kryesore te industries turistike duke u ndalur vecanerisht tek agjensite e udhetimit dhe tour operatoret si prodhuesit dhe shperndaresit kryesore te paketes turiristike.

TUR 255 - Organizim i udhetimeve turistike (8)
Lenda synon te pajis menaxheret e ardhshem te turizmit me njohuri mbi operatoret kryesore te industries turistike duke u ndalur vecanerisht tek agjensite e udhetimit dhe tour operatoret si prodhuesit dhe shperndaresit kryesore te paketes turiristike. Po keshtu ajo fokusohet ne etapat e formimit te paketes turistike , planifikimin, politikat e percaktimit te cmimeve dhe shitjen e paketes turistike si dhe politikat kryesore te marketingut miks turistik

TUR 264 - Strategji Turizmi I (8)
Nje hyrje mbi strategjite kryesore te turizmit ne ekonomine globale.

TUR 290 - Ndermarrje Turistike (8)
Lenda ofron nje vizion te gjere mbi aktivitetin e ndermarrjeve qe operojne ne sektorin turistik, duke u perqendruar ne veprimtarine e ndermarrjeve pritese te strehim-akomodimit dhe ndermarrjet e restoranterise.

TUR 351 - Drejtim Ndermarrjesh Turistike (8)
Turizmi eshte nje fenomen i karakterizuar nga nje dinamizem i larte qe ka lejuar nje rritje shume te madhe te ketij sektori vitet e fundit. Ne kete menyre ndermarrjet turistike jane gjithmone nen ndikimin e faktoreve qe jane ne ndryshim te vazhdueshem, duke e bere me kompleks aktivitetin e tyre dhe sidomos procesin e drejtimit. Kjo lende trajton ne menyre te qarte dhe sistematike argumenta te shumte qe kane te bejne me funksionimin dhe drejtimin e ndermarrjeve turistike pritese. Objektivi kryesor i saj eshte te beje te qarte ne masen me te madhe te mundshme argumentat e ndryshem te trajtuar, duke perdorur nje gjuhe te pershtatshme me natyren e argumentave dhe teresisht te pranueshme per studentet e turizmit.

TUR 353 - Psikosociologji Turizmi (8)
Kjo lende synon te ofroje nje informacion komplet rreth ceshtjeve qe lidhen me elementet e rendesishem te biznesit dhe te botes afektive sociale te individit.

TUR 354 - Sjellje e Konsumatorit Turist (8)
Kjo lende trajton studimin e faktoreve qe influencojne sjelljen konsumatore, perdorimin strukturor dhe menaxherial te modeleve te marrjes se vendimit. Egzaminon variablat social, psikologjik dhe ekonomik te sjelljes blerese duke perfshire mesimin, motivimin, qendrimin, personalitetin, dinamiken e grupeve te vogla, faktoret demografik dhe ekonomik si dhe kulturen.

TUR 398 - Projekti Final (8)
Projekti final do te realizohet mbi bazen e stazhit qe studentet e deges Turizem do te zhvillojne ne ndermarrje te ndryshme turistike. Mbi bazen e kontratave te lidhura me keto ndermarrje studentet do te kene nje periudhe stazhi prane departamenteve te ndryshme te ketyre ndermarrjeve dhe Zyrave te turizmit ne Bashkite e Qarkut Vlore dhe punimi i tyre do te fokusohet ne punen konkrete dhe problematiken e evidentuar nga vete ata.