Administrim biznesi _|_Grafiku i Kurseve

Formimi i pergjithshem: 40 kredite


Lendet Baze: MAT 154, MAT 155,

Lendet me Zgjedhje: ALB 125, ALB 149, ALB 150, DET 141, ENG 131, ENG 132, FRE 131, FRE 132, GER 132, LAT 131,


Formimi baze: 40 kredite


Lendet Baze: BIZ 141, ECN 170, ECN 171, MAT 175, MAT 226,

Lendet me Zgjedhje: MTH 227,


Formimi special: 100 kredite


Lendet Baze: BIZ 230, BIZ 231, BIZ 242, BIZ 301, BIZ 335, BIZ 343, ECN 371, FIN 211, FIN 223, FIN 312,

Lendet me Zgjedhje: BIZ 201, BIZ 331, BIZ 332, BIZ 336, BIZ 398, ECN 272, FIN 221, FIN 222, FIN 310, FIN 314, FIN 315, FIN 316, FIN 317, FIN 318, FIN 319, FIN 322,


Pershkrimet e Lendeve

- (0)

ALB 125 - Arti i te shkruarit (8)
Bazat llogjike dhe teknike te artit te te shkruarit. Nje lende qe ploteson kerkesat per formim te pergjithshem ne gjithe programet.

ALB 149 - Gjuhe shqipe II (8)
Vazhdim i ALB 148.

ALB 150 - Hyrje nė gjuhėsi (8)
Ne kete kurs trajtohen ēėshtje qė kanė tė bėjnė me vendin e gjuhėsisė nė shkencat shoqėrore, veēoritė dhe funksionet e saj, informacione tė detajuara pėr disiplina tė ndryshme tė gjuhėsisė.

BIZ 141 - Manaxhim Biznesi (8)
Lenda e Manaxhim Biznesi zhvillohet ne vitin e pare te deges Biznes dhe synon te trajtoje mundesite dhe sfidat me te cilat perballet sot menaxhimi. Mundesite me te medha per rritjen e efektivitetit ne kuadrin afatgjate dhe jo vetem ne biznes gjenden tek vete puna dhe para se gjithash tek cilesia e manaxhimit. Eshte pikerisht manaxheri ai qe me punen e tij percakton nese organizata funksionon sipas parashikimeve dhe nese shfrytezojme racionalisht apo i keqperdorim talentet dhe burimet disponibel. Ne kete lende do te trajtohen ceshtje te tilla si planifikimi, organizimi, motivimi, udheheqja dhe kontrolli.

BIZ 201 - Komunikimi ne boten e biznesit (8)
Objekt analize ne kete disipline do te jete organizata me qellimin e krijimit te nje vizioni te ri per te dhe interpretimit te proceseve qe ndodhin dhe formojne ate nen driten e parimeve te procesit baze te shoqerise njerezore, ate te komunikimit. Lenda permban njohuri dhe aftesi te pazevendesueshme te formimit manaxherial duke synuar orientimin operativ dhe zhdervjelltesine ne aplikimin e njohurive te marra ne kursin e plote te studimit te kryer gjate kater viteve prej studenteve.

BIZ 230 - Sjellje organizative (8)
Krijimi i nje vizioni te integruar per organizaten dhe komponentet e saj, analizimi dhe kuptimi i lidhjeve, ngritja dhe perdorja e teorive per spjegimin dhe parashikimin e sjelljes se anetareve, grupeve si dhe reagimit te strukturave, jane mekanizmat dhe njohurite me te cilat zgjerohet bagazhi i drejtuesve te ardhshem te cilet ndjekin kete disipline. Ata jo vetem jane ne gjendje keshtu te njohin me mire organizatat e tyre por kompletohen me nje sere aftesish te cilat do ti ndihmojne te permbushin teresine e pergjegjesive qe rrjedh nga pozicioni i tyre ne organizate, te cilat konvergojne ne permiresimin e performanses se pergjithshme te saj permes nje perfshirje me te gjere dhe te frytshme te anetareve te saj.

BIZ 231 - Marketing (8)
Synon te jape nje formim te pergjithshem per menyren e manaxhimit te aktiviteteve marketing qe ndermerren nga kompanite, ne menyre te vecante nga kompanite ne industrine e Turizmit nepermjet rasteve konkrete, me qellim kenaqjen e konsumatorit dhe arritjen e objektivave te tyre per te qene sa me kompetitiv ne treg.

BIZ 242 - Menaxhim i Burimeve Njerezore (8)
Manaxhimi i Burimeve Njerezore eshte i rendesishem per cdo firme private si dhe per cdo institucion shteteror. Nese ne organizate ne kontribojme ne zgjedhjen e mire te burimeve njerezore, ne formimin dhe ne mbajtjen e tyre ne organizate ne ndikojme ne rritjen e vleres sepergjithshme te produktit te cilin organizata ofron si dhe ne qendrushmerine ose uljen e kostos se pergjithshme. Ne kete menyre per cmimin e ofruar ne i lejojme organizates qe nepermjet strategjive te saj te ndikoje ne fitimet e organizates si dhe te pjeses te cilen klientet perfitojne ne organizate.

BIZ 301 - Sistemet informative ne Ekonomi (8)
Kjo lende ben nje hyrje te koncepteve baze te MIS . Lenda perfshin njohuri te tipeve te sistemeve , te perpunimit te transaksioneve, DSS, hardware , software, networkeve, manaxhimit te te dhenave etj.Kjo lende synon te transmetoje njohuite sesi teknologjia e informacionit mund te perdoret ne zgjidhjen e problemeve te biznesit.

BIZ 331 - Aftesi Drejtuese (8)
Lenda do te trajtoje nje ekzaminim te plote te te teorive te lidershipit. Lenda do te vere theksin tek arritjet dhe aplikimet e teorive ne rastet e studimit qe perfshijne sjelljen e lidershipit dhe funksionimin e grupit. Do te trajtohen tipet e ndryshme te lidershipit, karakteristikat qe duhet te kete nje lider efektiv, etj.

BIZ 332 - Marredheniet e Punes (8)
Marredheniet e punes do te analizojne relacionet e punes ne sektorin privat dhe publik. Ceshtjet kryesore do te perfshijne partneret social si shteti, punedhenesit dhe punemarresit. Evolucioni i sindikatave, organizimi aktual dhe drejtimi i tyre, do te gjenin nje pasqyrim te vecante. Njekohesisht do te studiohen edhe marreveshjet kolektive te punes, politika publike te punesimit etj.

BIZ 335 - Manaxhim Strategjik (8)
Kjo lende mbulon konceptet , metodologjine dhe mjetet analitike te perdorur nga manaxheret per te formuluardhe implementuar strategjine e nje firme. Kjo lende gjithashtu eksploron kompleksitetin e mjedist te brendshem dhe te jashtem te firmes dhe aplikon njohurite marra nga ekonomiks, finance , POM Marketing< Burime njerezore dhe sjellje organizative per te kuptuar sjelljen konkuruese te firmes dhe performancen e firmes. Lenda synon te njoh studentet me konceptet e manxhimit strategjik dhe aplikimin e tyre si dhe te analizoje hollesisht procesin e planifikimit strategjik.

BIZ 336 - Biznes Nderkombetar (8)
Lenda synon te trajtoje mundesite dhe sfidat me te cilat perballen sot menaxheret nderkombetar. Mundesite dhe sfidat qe hasin sot manaxheret nderkombetar jane me te medha dhe te larmishme se me pare. Rendesia e nje lende te tille rritet me nje mjedis mjaft dinamik ku ndryshimet ekonomike, politike, juridike dhe sociale ne dhjetevjecarin e fundit jane te shumta. Ndryshimet ekonomike, politike dhe sociale qe kane ndodhur ne dhjetevjecarin e fundit kane komplikuar mjaft terrenin e biznesit nderkombetar.

BIZ 343 - Drejtim Operacionesh (8)
Ne kete lende do te behet nje studim i plote mbi operacionet ne organizatat e prodhimit dhe te sherbimit. Do te trajtohen ceshtje te tilla si planifikim kapaciteti, percaktimi i lokacionit , planifikimi i kerkesave per materiale, skedulimi dhe parashikimi. Keto ceshtje do te perfshijne aspekte te etike , ligjore dhe nderkombetare te ceshtjeve te mesiperme.

BIZ 398 - Projekt Final (8)
Punim i studentit mbi nje tematike te caktuar miratuar nga Departamenti i Administrim Biznesit pa kerkesa per origjinalitet te vecante

DET 141 - Ekologjia (8)
-Njohuri baze te Ekologjise ne nivel individi, populacioni, komuniteti dhe ekosistemi.Parimet, rritja densiteti I populacionit, organizimi,evolucioni, lidhja midis Ekologjise se populacionit dhe komunitetit, Herbivoria, Grabitshmeria, Parazitizmi, Mutualizmi, Nivelet Trofik, Biogjeokimia-Ciklet e C,N,S, ujit etj. Ekologjia Aplikative :Biologjia Konservative , ndotja, energjia, ushqimi, shendeti, popullsia. Shembuj:Ekologjia Industriale, e biznesit, politike etj.Ruajtja e biodiversitetit dhe gjendja ne Shqiperi.

ECN 170 - Mikroekonomi (8)
Lenda e mikroekonomise e cila paraqet konceptet kyc te mikroekonomise. Mikroekonomia siguron nje hyrje ne konceptet kryesore te mikroekonomise. Ajo egzaminon operacione te tregjeve, teorine e kerkeses konsumatore, elasticitetit, organizimi i firmes, prodhimi dhe kostoja ne periudhen afatshkurter dhe afatgjate, konkurenca, faktoret e jashtem, deshtimet e tregut, mjedisi ligjor dhe rregullues i biznesit dhe ekonomiksi nderkombeta. Egzaminon operacionet e tregjeve, teorine e kerkeses konsumatore, elasticitetin, firmat, prodhimin dhe koston ne afat te gjate dhe te shkurter, konkurrencen dhe eksternalitetet.

ECN 171 - Makroekonomi (8)
Makroekonomia siguron nje shkalle te gjere te koncepteve makroekonomike sic eshte percaktimi i te ardhurave kombetare, fluktacione ne ekonomi, politikat fiskale dhe monetare, paraja dhe bankingu, inflacioni dhe papunėsia dhe ekonomiksi ndėrkombėtar. Po ashtu ne kete pjese perfshihen dhe disa koncepte mikroekonomike si per shembull skarciteti, kosto oportune, kerkesa dhe oferta dhe proceset e tregut.

ECN 272 - Ekonomi Manaxheriale (8)
Eksploron teorine mikroekonomike dhe aplikimin e saj ne vendim-marrjen manaxheriale. Egzaminon sjelljen consumatore, vlereson koston dhe prodhimin, optimizimin, vendosjen e cmimeve ne tregjet konkurrenciale dhe jo-konkurrenciale, vendimmarrja ne kushte pasigurie dhe buxhetimi i kapitalit.

ECN 371 - Analiza e Modeleve Ekonometrike (8)
Lenda trajton vleresimin dhe testimin e modeleve ekonomike duke perdorur teknikat e regresionit. Lenda Analiza e Modeleve Ekonometrike eshte nje zhvillim i metejshem i metodave te perpunuara nga statistika, te bazuara ne arritjet e matematikes se zbatuar. Vendosja ne programin e lendeve te Deges se Administrim Biznesit justifikohet me faktin qe modelet ekonometrike jane mjaft te rendesishme si per ekonomistet e medhenje dhe per politikberesit , ashtu edhe per ekonomistet e thjeshte. Per nje formim me te plote profesional do te ishin te nevojshme dhe njohurite qe do te mernin nepermjet kesaj disipline.

ENG 131 - Anglisht I (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit fillestar nė gjuhėn angleze. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese.

ENG 132 - Anglisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit mesatar nė gjuhėn angleze. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese

FIN 211 - Kontabilitet Financiar (8)
Kontabiliteti nanciar ėshtė njė ndihmė pėr vendimmarrjet e pėrdoruesve tė jashtėm tė pasqyrave nanciare. Student ėt mėsojnė si tė masin dhe rregjistrojnė veprimet kontabėl, tė pėrgatisin pasqyrat nanciare dhe tė analizojnė informacionet e publikuara tė kontabilitetit financiar. Nė kėtė lėndė pėrfshihet teoria e kontabilitetit financiar,trajtimi i aktiveve afatgjata dhe aktiveve afatshkurtėra, detyrimeve afatgjata dhe detyrimeve afatshkurtėra, si dhe problemet e vlerėsimit dhe raportimit praktik. Gjithashtu do tė trajtohet dhe kontabiliteti dhe raportimi pėr format e ndryshme tė organizimit tė biznesit, kombinimi i bizneseve, pasqyrat nanciare tė konsoliduara.

FIN 221 - Finance I (8)
Kjo lende ka synim kryesor te pajise studentet, me njohurite baze ne fushen e finances. Ne hartimin e programit eshte marre parasysh fakti qe studentet marrin njohuri per here te pare ne fushen e finances. Ne te jepen konceptet baze te Vleres ne Kohe te Parase, njohja per here te pare me tregjet financiare dhe me letrat me vlere qe tregtohen ne ta, hidhen hapat e pare per kuptimin e kostos se kapitalit dhe buxhetimit te tij. Kjo lende do te jete baza per lendet e finances qe zhvillohen me vone. Programi eshte i azhornuar dhe me praktiken, realitetin, dhe me ndryshimet ne legjislacionin shqiptar

FIN 222 - Finance II (8)
Lenda Financa 2 trajton gjeresisht elementet baze te finances manaxheriale. Ajo fokusohet mbi njohuri te thelluara te finances manaxheriale te cilat kane te bejne me elementet baze te drejtimit financiar, si teknikat e buxhetimit te kapitalit, analiza dhe strukturat financiare , koston e kapitalit, drejtimin e kapitalit punues, drejtimin financiar nderkombetar, tregjet e rij te letrave me vlere derivative sic jane ata te opsoneve dhe te kontratave te ardhshme ..

FIN 223 - Financa Manaxheriale (8)
Lenda trajton gjeresisht elementet baze te nances manaxheriale. Studentet ne pjesen e pare (Bazat e nances) do te njihen me sistemin nanciar ne gjithe gjeresine e perberesve te tij ,do te analizohen menyrat e nancimit te ndermarrjes do te marrin njohuri mbi tipet e ndryshme te letrave me vlere , funksionimin e institucioneve nanciare, koston e kapitalit, buxhetimin e kapitalit. Pjesa e dyte (Drejtimi Financiar) fokusohet mbi njohuri te thelluara te nances manaxheriale te cilat kane te bejne me elementet baze te drejtimit nanciar,si teknikat e buxhetimit te kapitalit,analiza dhe strukturat nanciare ,koston e kapitalit,drejtimin e kapitalit punues,dhe drejtimin nanciar nderkombetar.

FIN 310 - Tregjet e kapitalit dhe analiza e portofolit (8)
Kjo lende do te fokusohet ne zbatimin e teorise financiare sic jane emetimet dhe tregu i aksioneve, tregu me te ardhura fikse dhe menaxhimi i portofolit. shumica e temave do te perfshijne : tregun e aksioneve, kohezgjatjen, menaxhimin e riskut te normave te interest, menaxhimin e riskut te kreditit, optimizimin e portofolit dhe ndarjen e burimeve, modelet e vleresimit te burimeve dhe implikimin e tyre per strategjite e investimeve , fondet e perbashketa dhe ecurine e performances. lenda do te zhvillohet mbi njohurite e marra nga studentet ne Drejtimin Financiar.

FIN 312 - Kontabilitet i Kosto-Drejtimit (8)
Qellimi i lendes eshte te pajise studentet (kontabiliste dhe financiere) me aftesine e hartimit dhe aplikimit te sistemeve te informacionit te kostos duke u udhehequr nga parimet baze te kontabilitetit si dhe duke marre ne considerate fleksibilitetin dhe vecorite teknologjike, organizative dhe manaxhuese te njesive ekonomike. Ky cikel leksionesh do te plotesoje nevojat e kontabilisteve dhe financiereve per te rritur eficencen e informacionit te prodhuar nga sistemi kontabel, si nje nga kushtet baze te mbijeteses ne lojen e diktuar nga ekonomia e lire e tregut, e cila zhvillohet ne kushtet e nje konkurence ne rritje.

FIN 314 - Vendimet investuese te korporatave (8)
Ky kurs fokusohet ne vendimet investuese te koorporates. Qe kur theksi eshte vene ne aplikimin e koncepteve te mesuara, thelbi ketij kursi eshte orientuar ne raste studimi. Kursi fillon me instrumentat e vleresimit te analizes se gjendjes financiare, parashikimit financiar dhe vleresimi i mjeteve monetare dhe pastaj tregon si te vleresojme koston e kapitalit. Theksohet vlersimi ne kontekste te ndryshme te tilla si alokimi i burimeve , shkrirja dhe pervetesimi . Kursi u siguron studenteve nje mundesi per te mesuar dhe praktikuar aftesite e tyre. Gjithashtu kursi siguron nje paraqitje te manaxhimit te kapitalit punues.

FIN 315 - Institucionet financiare (8)
Ky kurs ka te beje me manaxhimin (drejtimin) e institucioneve financiare te tilla si bankat tregtare, shoqeri kursimi dhe te kredise dhe kompanite e sigurimeve. Ne kete kurs do te trajtohen disa nga teorite kryesore te ndermjetesimit financiar, vecorite institucionale te ketyre organizatave dhe kuadri rregullator nen te cilin ato operojne. Pastaj do te analizohen rreziqet kryesore qe ndeshen nga keto institucione dhe sesi ato jane te manaxhuara duke perdorur elementet e manaxhimit te riskut. Studenteve do tu paraqiten konceptet e balancimit ne fletet e bankes. Ne kete kurs do te fokusohemi ne disa nga prirjet e fundit te fondeve dhe novacione te lidhura me produktet e bankave.

FIN 316 - Letrat me vlere derivative (8)
Ky kurs I prezanton nxėnėsit me letrat me vlere derivative. Letra me vlerė derivative te rendessishme janė konsideruar opsionet, futures, dhe shkembimi I normave te interesit (swaps) Kursi mbulon karakteristikat themelore tė kėtyre letrave me vlerė, ēėshtjet institucionale te sigurisė qė lidhen me secilin, ēmimi dhe vlerėsimin e modeleve, dhe hedging. Modeli binominal dhe modeli Black -Scholes pėr opsionet janė diskutuar nė disa detaje. Nė varėsi tė kohės, kursi mund tė mbulojė opsione te vecanta dhe norma interesi te tjera

FIN 317 - Vendimet financiare te korporatave (8)
Ky kurs zhvillon konceptet fondamentale te marrjes se vendimeve financiare ne nje koorporate. Teoria e struktures se kapitalit shpjegohen ne detaje me nje analize te thelle te difekteve ( papersosmerise) te tilla si taksat, kosto financiare e sekuestrimit te pasurise, agjencite etj . Pjesa tjeter e kursit mbulon mjetet e ndryshme te perdorura per te rritur kapitalin e jashtem me nje theks ne aspektet e institucioneve qe sigurojne kapital. Politikat e pagesave dhe strategjite e pagesave jane objekt diskutimi. Kursi mbaron me nje diskutim te manaxhimit te riskut.

FIN 318 - Koncepte baze te pasurive te paluajtshme (8)
Studimi teorik dhe praktik i pasurive tč patundshme urbane shqyrton llojin e investimeve dhe financimet e passurive tč patundshme, si dhe aktivitetin e prončs sč patundshme. Nč klasč do tč jepen leksionet dhe materiale shtesč per tč diskutuar, gjithashtu do tč jepen detyra klase . Prona lokale do tč analizohet gjerčsisht duke pčrdorur programet e zbritjes sč derdhjeve si dhe realizueshmčrinč e teknikave tč programeve. Pčr prončn e pčrzgjedhur do tč pregatitet njč raport analizues i cili duhet tč ketč cilčsi . ekspertč tč huaj do tč flasin mbi ēelčsit tč vlerčsimit, financčs, problemin e rčnies dhe investimeve.

FIN 319 - Financat nderkombetare (8)
Ky kurse do te zhvillohet per tu mesuar studenteve informacionet baze the konceptet me te rendesishme ne Finacen Nerkombetare. Ne fillim te keti kursi studentet to te mesohen me gjerat me te rendesishme si karakterisitkat e tregut, institutet edhe kompanite me te rendesishme ne tregjet financiare. Me mbase ne do te informojme studentet se si funksionojne tregtite nder-kufitare financiare, fluksit te kapitalit, perqindjet e interesit, inflacioni, edhe rregullat monetare e fiskale. Me se fundmi do te studjojme se si keto ceshtje ndikojne ne vendimet qe marin invesitoret dhe korporatat. Tema te tjera qe do te diskutohen jane tregjet e kembimit valutor, trgjet internacionale te bonove, se si mund te eliminosh riskun e tregjeve te huaja, valuta edhe krizat financiare, se sit e percaktosh vleren e aseteve internacionale, buxheti capital internacional edhe qeverisja, edhe rritja e kapitalit nderkombtare.

FIN 322 - Institucione Financiare dhe Tregjet Kapitale (8)
Ky kurs ka te beje me manaxhimin (drejtimin) e institucioneve financiare te tilla si bankat tregtare, shoqeri kursimi dhe te kredise dhe kompanite e sigurimeve. Ne kete kurs do te trajtohen disa nga teorite kryesore te ndermjetesimit financiar, vecorite institucionale te ketyre organizatave dhe kuadri rregullator nen te cilin ato operojne. Pastaj do te analizohen rreziqet kryesore qe ndeshen nga keto institucione dhe sesi ato jane te manaxhuara duke perdorur elementet e manaxhimit te riskut. Studenteve do tu paraqiten konceptet e balancimit ne fletet e bankes. Ne kete kurs do te fokusohemi ne disa nga prirjet e fundit te fondeve dhe novacione te lidhura me produktet e bankave.

FRE 131 - Frengjisht I (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit fillestar nė gjuhėn frėnge. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese

FRE 132 - Frengjisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit mesatar nė gjuhėn frėnge. Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese.

GER 132 - Gjermanisht II (8)
Kursi synon tė pajisė studentin me njohuritė gjuhėsore bazė tė nivelit tė pėrparuar nė gjuhėn gjermane (nivel ky qė i nevojitet studentit pėr tė studiuar nė njė nga universitetet gjermane). Ne kėtė kurs do tė trajtohen kryesisht ēėshtje gramatikore dhe leksikore si dhe do tė punohet me zhvillimin e aftėsive lexuese. Kursi mbulon kapitujt nga 11 deri nė 20 tė librit “Delfin”.

LAT 131 - Hyrje ne Latinisht (8)
Hyrje ne gjuhen Latine.

MAT 154 - Kalkulus I (8)
Konceptet e funksionit, derivatit, rregullat e derivushmerise, integrimi, llogartja e siperfaqeve dhe volumeve, aplikime te ndryshme te kalkulusit ne inxhinjeri, ekonomi, finance, shkenca shoqerore, etj. Ploteson kerkesat e te gjitha programeve per nje formim te pergjithshem.

MAT 155 - Kalkulus II (8)
Rregullat dhe teknikat e integrimit, vargjet dhe serite, integralet e pacaktuara, dhe aplikimet e tyre ne industri dhe ekonomi.

MAT 175 - Algjeber Lineare (8)
Studimi i hapesirave te pergjithshme vektoriale, sistemeve lineare te ekuacioneve, transformimeve dhe kompozimeve lineare, eigenvalues, eigenvectors, diagonalizimi, modelimi dhe ortogonaliteti. Siguron nje kalim ne matematiken formale.

MAT 226 - Probabilitet dhe Statistike (8)
Hyrje ne probabilitet dhe statistike si aplikim ne shkencat fizike, biologjike dhe sociale, si dhe ne deget inxhinierike. Aplikimet e shperndarjeve kryesore dhe teknikave joparametrike. Analiza e regresit dhe analiza e variances. Ploteson kerkesat e nje edukimi te pergjithshem universitar ne fushen baze te njohurive te gjykimit formal.

MTH 227 - Partial Differential Equations and Diffusion Processes (8)
Parabolic and elliptic partial differential equations and their relation to diffusion processes. First order equations and optimal control. Emphasis is on applications to mathematical finance.